Grabitet firma e përpunimit të bulmetit në Gjirokastër
15/09/2021 11:38
Një firmë e përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht të Gjirokastrës ka rënë pre e grabitësve.
Policia njofton se nga zyra e financës janë marrë një shumë parash, por vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme.
“Në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme”, njofton policia.
Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel