“Europa s`do të ketë më diell”, ndryshimi dramatik në 4 dekada!

15/09/2021 14:38

Episodet ekstreme të moti mund të bëhen diçka e zakontë në mbarë Europën dhe Amerikën Veriore deri në 2060-tën thotë hartuesit e një studimi të fundit tepër shqetësues mbi ndryshimet e klimës.

Ata kanë analizuar rrymën oqeanike të Atlantikut Verior, që luan rol edhe në kushte klimatike. deri në 50% e ndryshimit në reshjet e përvitshme dhe temperaturat në rajonet veriore të Amerikës dhe në perëndim të kontinentit të vjetër, i detyrohet pikërisht kësaj rryme.

Valët e paprecedenta të të nxehtit në veriperëndim të Paqësorit dhe përmbytjet e kësaj vere ne Europë, jepen si shembuj mbi ndikimin që mund të ketë tek moti rryma në fjalë. Studimi i shkencëtareve nga Universiteti i Arizonës tregon se emetimet nga gazet shkaktare të efektit serë do të shtyjnë këtë rrymë drejt veriut, e kjo mund të sjellë ndryshime dramatike gjatë dekadave në vijim.

Në rastin e një skenari të tillë, reshjet e shiu në Europë do të shtohen shumë , ditët me diell do të jenë ndjeshëm më të pakta ndërsa përmbytjet katastrofike si ato në Gjermani e Belgjikë, mund të kthehen në një fenomen të zakontë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA