“Drejtësi për Sabrinën!”/ Protesta në Tiranë e Fier për 23-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti

15/09/2021 18:06

Protesta e paralajmëruar për 23-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në fshatin Zhupan në Fier ka nisur në Fier dhe Tiranë.

Qytetarët me pankarta në duar janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën dhe shumë prej grave që janë dhunuar apo vrarë brutalisht nga bashkëshortët e tyre.

“Vrasja e vajzave dhe grave është pandemi, ku janë vaksinat?”, shkruhej në njërën prej pankartave.

Gazetarja Zhaklin Lekatari në lidhje live në emisionin “Ftesë në 5” është shprehur se qytetarët janë shteti, janë institucionet që duhet të protestojmë që të vihet drejtësi në këtë vend.

“Do të doja që edhe familjarët e saj të ishin të pranishëm, të përmendin me zë ata që e liruan Elton Metajn, prokurorët, gjykatësit . Jemi ne qytetarët, jemi ne shteti, institucionet nuk janë godinat por jemi ne. Duhet të fillojmë të mos mendojmë vetëm për pragun e derës sonë. Janë 14 gra të vrara,  janë por edhe ato  që nuk kanë lindur ende”, tha Lekatari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA