
Bashkimi Europian përgatitet për investime të qenësishme në Ballkan, të cilat presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i përshkroi si investime për të ardhmen e BE-së.
Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e bllokut, shefja e krahut ekzekutiv të tij përsëri gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian qëndrimin e Brukselit mbi procesin e zgjerimit duke theksuar rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së. Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.
Ursula von der Leyen: Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Europian. Për këtë qëllim BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit. Këto investime përbëjnë 1/3 e prodhimit të brendshëm bruto të vendeve të rajonit.
Von der Leyen përmendi më tej masat që ka ndërmarra Bashkim Europian që prej fillimit të pandemisë duke përmendur atë që e quajti sukses të bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike.
Top Channel