
Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në dalje të Karbunarës.
Top Channel ka mësuar se një mjet tip furgon ka përplasur qytetaren Jeta Mullaj, 63 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Mësohet se goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar plagë të rënda të moshuarës, e cila ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spital.
“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.
Top Channel