Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Në kuadër të procesit të Berlinit, Merkel ka zhvilluar takim edhe me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e saj në konferencën për shtyp, Merkel zbuloi se çfarë kanë folur në takim duke thënë:
“Përsa i përket diellit, jam dakord me ju. Zoti Rama dua t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që mundëm të zhvillonim një bisedë bashkë. Uroj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet vitet e fundit për sistemin e drejtësisë, sikundër edhe Maqedoninë e Veriut që i kanë plotësuar kushtet për anëtarësim. Për fat të keq, kjo nuk u realizua prej vetos së Bullgarisë por do të jemi në proces.
Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverisë, kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 prej inicimit të një procesi, shumëçka ka ndryshuar në këto vende. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme. I tëri bashkëpunimi në të gjitha dimensionet është konsoliduar. Kemi folur dhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes, një temë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar ishte që vendet e këtij rajoni do të vendosen dhe para detyrimeve që duhet të përmbushin dhe lidhur me neutralitetin e klimës.
Unë përshëndes dhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet. Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar, disa janë brenda implemetimit, disa janë duke u menduar t’i bashkohen, por sa më shumë të bashkohen, aq më i fuqishëm do të jetë procesi i Berlinit.
Kemi shkallë të ndryshme dhe në secilën do të duhej të ishim energjikisht të involvuar dhe nga ana tjetër mund të vijohet bashkëpunimi rajonal. Ishte një diskutim konstruktiv. Tani do të vijoj bisedat bilateral me kryetarët e qeverive me të cilët nuk munda të bisedoj. Fakti që jam e bindur se në këndvështrimin gjeostrategjik, Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE por është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal. Shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do të kem mundësinë të vesh këtë detyrë në rajon. Ndoshta do më nxisë dielli të vij më shpesh.”
Top Channel