Zbuloni cilat janë ushqimet që funksionojnë me të vërtetë kundër yndyrnave në gjak

14/09/2021 05:15

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.

Sipas të dhënave ka disa ushqime që rekomandohen.

Arrat
Arrat mund të ulin kolesterolin e keq me 9 përqind. Kjo vlen nëse konsumoni 6-7 arra të qëruara 6 ditë në javë për një muaj.

Hudhra
Hudhra njihet si një prej ushqimeve më të forta kundër baktereve dhe infeksioneve që përbëjnë rrezik për organizmin. Por kohët e fundit, hudhra ka fituar reputacionin e një ushqimi të fuqishëm për uljen e kolesterolit në gjak.

A Funksionon Me Të Vërtetë Hudhra Kundër Kolesterolit?
Studimet e fundit mbi këtë çështje të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se hudhra mundet të ulë nivelin e kolesterolit. Gjetjet e shumicës së studimeve mbi këtë çështje sugjerojnë se rezultatet më të mira në uljen e kolesterolit arrihen falë konsumit të një gram hudhër në ditë. Sipas tyre, konsumi i hudhrës ul nivelin e kolesterolit të plotë dhe të triglicerideve me deri në 20 mg/dL. Por ulja e kolesterolit të keq është modeste dhe niveli i uljes është në varësi të dozës ditore të hudhrës. Kjo do të thotë që sa më e lartë sasia e konsumuar e hudhrës, aq më i ulur do të jetë kolesteroli. Kujdes me hudhrën duhet të tregojnë personat me tension të ulët.

Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i mbushur me acide yndyrore mono-të-pangopura që parandalojnë aterosklerozën dhe ulin nivelet e kolesterolit. Shtoni 10 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër në ushqimet tuaja ditore dhe do të ndieni ndryshim.

Avokado
Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e niveleve të kolesterolit.

Farat e Linit
Farat e linit janë një burim i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe fibër. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të nivelit të kolesterolit.

Kakaoja Pluhur
Kakaoja pluhur përmban flavanolë të cilët ndihmojnë jashtëzakonisht shëndetin kardiovaskular dhe funksionojnë si antioksidantë. Rrjedhimisht ato ulin nivelet e kolesterolit.

Tërshëra
Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

Spinaqi
Barishtet si spinaqi janë të pasura me luteinë, që ul rrezikun e atakut në zemër. Shtoni të paktën 170 gramë spinaq ose barishte të tjera në sallata ose gatime të ndryshme dhe do të ndiheni më mirë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA