Avioni i kancelares Merkel u ulu në aeroportin “Nënë Tereza”, paraditen e kësaj të marte.
Një ditë më parë Merkel vizitoi Beogradin në këtë udhëtim lamtumire të saj. Në aeroport është pritur nga ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhacka.
Pritja zyrtare e zonjës Merkel është zhvilluar në pallatin e brigadave. Ceremonia nisi me një incident të vogël sepse dera e makinës që shoqëronte kancelarin nuk po hapej.
Merkel i dha një mësim kryeministrit Rama duke respektuar masat anticovid. Për kancelarin kishte një ndryshim në ceremoninë e interpretimit të himnit dhe nderimit të flamurit.
Më pas Merkel shoqëruar nga kryeministri Rama janë takuar kokë më kokë në ambientet e brendshme. Kryeministri Rama i dha kancelares Merkel kordonin e madh me yll të medaljes së kryeministrit për mirënjohje publike. Kancelaria tha se ishte një nder i madh të punonte me kryeministrin e Shqipërisë.
Paradite në pallatin e brigadave është realizuar edhe takimi mes dy delegacioneve e më pas kancelaria dhe kryeministri u zhvendosën drejt Tirana Biznes Park ku vetëm pak minuta më parë mbërritën edhe kryeministrat e rajonit.
Top Channel