“Vetëm duart e tij bënin mrekulli”, Eros Grezda tregon momentin e paharrueshëm me Ylli Mihalin: Më bëri masazh dhe më tha do bësh gol

14/09/2021 14:26

Futbollisti Eros Grezda ka zbuluar këshillat që i jepte fizioterapisti Ylli Mihali, i cili humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Në emisionin “Shqipëria Live”, Grezda tregoi se Ylli i thoshte që të mos fokusohej tek vajzat por te futbolli sepse ishte i ri.

Ndër të tjera tregoi momentin kur duart e Mihalit bënë mrekulli. Ai i bëri masazh futbollistit duke i thënë me bindje se do të shënonte gol.

“Kisha problem te kofshët, e dija që vetëm duart e tij bënin mrekulli. Më bëri një masazh dhe më tha se do bësh gol. Bëra golin e parë me Turqinë dhe kam festuar shumë me të. Ylli kishte shumë merita te ky gol”, tha Grezda.

Pas disa javësh në betejë me koronavirusin, Mihali e humbi këtë sfidë mëngjesin e 13 shtatorit  në moshën 55-vjeçare. Prej ditës të mërkurë së javës së shkuar kishte kaluar në intubim, por nuk ia doli t’i mbijetojë Covid-19.

Top Channel