Pas dopietës në kampionati ndaj Southamptonit, Cristiano Ronaldo vuri firmën edhe në golin e parë sezonal të Manchester United në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi gjeti rrjetën që në minutën e 13’ të ndeshjes ndaj Young Boys.
Sulmuesi portugez shënoi pas një asisti të fantazistit Bruno Fernandes, ndërsa më pas ishte Wan-Bissaka që la “djajtë e kuq” me 10 futbollistë në minutën e 33-të dhe kaq mjaftoi që zviceranët të shënonin dy herë në pjesën e dytë dhe të realizonin përmbysjen e madhe.
Me golin e shënuar ndaj Young Boys, Ronaldo shton një tjetër rekord në karrierën e tij, pasi çon në 36 numrin e skuadrave që u ka shënuar në Ligën e Kampionëve, duke barazuar Lionel Messin.
Plot 4 penallti në Andaluzi, në sfidën mes Sevillas vendase dhe Salzburgut, por në fund vetëm dy gola të shënuar dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1.
Tre penallti fituan austriakët në pjesën e parë, por kthyen në gol vetëm njërën prej tyre, ndërsa më pas arbitri akordoi penallti edhe për Sevillan, që barazoi me anë të Rakitic.
Top Channel