Përgatitje për luftë? Greqia blen 6 bombardues të rinj mes tensioneve ne Turqinë!

14/09/2021 11:29

Greqia njoftoi blerjen e 6 avionëve të rinj luftarakë Rafale nga Franca teksa tensionet me Turqinë kanë nisur të ngrenë krye sërish.

Athina i kishte porositur sakaq 18 avionë. “Shumë shpejt do të bëhen 24”, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Blerjet i kanë kushtuar shtetit fqinj miliona euro. Greqia dhe Turqia iu afrua ndjeshëm konfrontimit ushtarak vitin që shkak për shkak të përplasjeve mbi shfrytëzimin e gazit në Mesdheun Lindor. Mediat greke shkruajnë se Athina është përfshirë gjithashtu në negociata për blerjen e disa fregatave të reja.

Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi se avionët Rafale nuk e ndryshojnë balancën e pushtetit në rajon. “Ata i kanë hyrë një gare armatimesh. Blejnë avionë, armë, pajisje. Por nuk ndryshon balanca me ca avionë të dorës së dytë”, tha ai. Greqia ka ndarë 11.5 miliardë euro për modernizimin e forcave të saj ajrore përgjatë 5 viteve të ardhshme, dhe kjo pikërisht gjatë acarimit të marrëdhënieve me Ankaranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA