Më 14 shtator Papa Françesku do të takojë komunitetin rom të Kosicës në Sllovaki në një zonë strehimi me gati 4.500 banorë që jetojnë në kushte të vështira.
Hapësira ku ata jetojnë është e përcaktuar për të akomoduar gjysmën e atij numri. Papa në vazhdimësi bën thirrje për të ndihmuar komunitetet e varfra në botë.
Gati 20 për qind e romëve të Sllovakisë jetojnë në varfëri të skajshme.
Agjencia AFP citoi një, Peter Besenyei, një përfaqësues katolik lokal të thoshte se Papa “është i gatshëm të vijë në një vend ku askush nuk dëshiron të shkojë”.
Në Evropë, romët konsiderohen si pakica më e madhe etnike dhe ata janë të përballur me diskriminim për shekuj me rradhë.
Historianët vlerësojnë se gjysmë milioni u vranë nga nazistët, duke zhdukur rreth një të katërtën e popullsisë rome në Evropë.
Papa Françesku gjithashtu do të takohet me të rinjtë në një stadium në Kosices më 14 shtator dhe gjatë vizitës së tij do të drejtojë edhe një meshë në ambient të hapur në qytetin Sastin.
Papa filloi udhëtimin e tij më 12 shtator me një ndalesë të shkurtër në Budapest, ku u takua me udhëheqësit e komunitetit hebre dhe paralajmëroi kundër “kërcënimit të vazhdueshëm të antisemitizmit”.
Top Channel