Merkel: BE të mbajë fjalën për integrimin, jo të nxjerrë kushte të tjera kur plotësohen pikat e kërkuara

14/09/2021 15:24

Kancelarja Angela Merkel tha se BE duhet të mbajë fjalën në lidhje me procesin e integrimit duke hapur negociatat nëse shtetet plotësojnë kushtet që i kërkojnë, jo të shtojnë kushte të tjera.

Në konferencën për shtyp tha se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë shkaktohet zhgënjim dhe thyerje e besimit në vendet e tjera.

Merkel: Shtetet anëtare të BE do të duhej të thonë se cilat janë kriteret e kushtet apo për të nisur procesin e anëtarësimit dhe në Shqipëri e kemi thënë se çfarë duhet të ndryshojë në sistemin e drejtësisë apo pika të tjera dhe kur plotësohen, BE të mbajë fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera.

Kjo sjell zhgënjim dhe kam mirëkuptim për zhgënjimin. Edhe ne në Gjermani kemi nevojë për miratimin e parlamentit dhe parlamenti im lexon me imtësi lidhur me përmbushjen e kushteve, ata shkojnë në rajon. Në momentin që konstatohet që janë përmbushur kushtet, duhet të mbahet fjala. Duhet të dimë t’i besojmë njëri tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA