30 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID në 24 orë në Maqedoninë Veriut.

572 raste të tjera të COVID-19 janë regjistruar duke e cuar numrin e përgjithshëm në 184.277.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.307, me 30 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 694 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 165.077.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.893.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.229.600 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.551 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

 

Top Channel