Në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa janë shënuar edhe 357 raste të reja.

Ndërsa rreth 1500 qytetarë janë shëruar.

“Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950. Në total numri i rasteve aktive është 15.835”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel