Homazhe në stadium për Ylli Mihalin/ Fizioterapisti i ekipit kombëtar ndërroi jetë nga covid

14/09/2021 15:33

Ka qenë një ditë e errët edhe kjo e sotmja për futbollin shqiptar i mbledhur në shumicën e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish-fizioterapistit të ekipit kombëtar Ylli Mihali, i cili ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të Covidit.

Në homazhet e zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi” ishin të shumtë ata që përshëndetën një prej emrave që do t’i mungojë ambientit sportiv jo vetëm kombëtares.

Ndërkohë ish-mjeku i ekipit kombëtarë i cili bashkëpunoi për 10 vite me Yllin si pjesë e kombëtares doktor Arben Celiku tregon më tepër për të.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka theksoi se u bë e pamundura për të ndihmuar Yllin të përballonte betejën ndaj koronvirusit.

Top Channel