Biznesi i vogël: Na shtyni fiskalizimin/ Shkodër, tregtarët e vegjël thonë se nuk mund të përballojnë kostot

14/09/2021 15:22

Biznesi i vogël në Shkoder kërkon prej ministrisë së financave shtyrjen së paku me 5 vite të procesit të fiskalizimit.

Vetem në tregun e Zdrales jane rreth 250 biznese me xhiro deri ne 2 milion leke që gjenden në veshtiresi dhe dalëngadalë po detyrohen të mbyllin qepenat.

Kreu i Sindikatës së biznesit të vogël në Shkodër, Albert Tukaj shprehet se i ka kërkuar Ministrisë së Financave shtyrjen e këtij procesi për këtë kategori

Tregtarët thonë se me taksat e reja dhe krizën që shkaktoi pandemia, sot janë drejt falimentit.

Nga 1 shtatori 2021 ka nisur faza e tretë e fiskalizimit në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA