​Navalny ngrit padi ndaj Rusisë për bllokimin e faqeve të internetit

14/09/2021 02:44

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, kundërshton bllokimin e faqeve të tij të internetit dhe bashkëpunëtorëve, i cili është bërë me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë.

Sipas avokatit Vyacheslav Gimadi, Navalni ka ngritur padi kundër Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Masmedia (Roskomnadzor) dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Bazuar në kërkesat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Roskomnadzor ka bllokuar faqet e internetit të `Fondacionin Antikorrupsin (FBK)` dhe `Votimit të Zgjuar` që të dyja të drejtuar nga Navalny, pastaj faqen e avokatit të Navalny Lyubov Sobol, Aleancës së Mjekëve dhe shumë llogari individuale të afërta me liderin opozitar.

Llogaritet se rreth 50 llogari të lidhura me Navalny janë bllokuar në muajin korrik, pasi që FBK u njoh si “organizatë ekstremiste”. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm llogaritë e bllokuara po përdoreshin për “propagandë dhe aktivitete të ndaluara ekstremiste”.

Bllokimi i fundit për organizatat e Navalnyt vjen për `Votimin e Zgjuar` dhe atë vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare të 17 shtatorit. Si duket ky veprim, vetëm dy javë para zgjedhjeve për dumën ruse, pason si rezultat i frikës së Putinit, se partia e tij `Rusia e Bashkuar` nuk do të dalë mirë me rezultate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA