Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet lokale duhet të shtyhen.
Pas takimit me presidenten dhe partitë politike, Kurti tha se janë të pajtimit që zgjedhjet të shtyhen sipas rekomandimit të IKShPK.
“Për respektimin e vlerësimit profesional të institutit kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktor gjithsej që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë“, tha ai.
Kurti tha se nuk krahasohen zgjedhjet lokale me ato nacionale, duke përmendur edhe mundësinë e balotazhit.
Top Channel