Bayerni i Mynihut “blindon” Leon Goretzkën. Klubi gjerman ia ka dalë t’i marrë firmën mbi kontratën e re mesfushorit, që tani do të qëndrojë në “Allianz Arena” deri në verën e 2026-ës.

Kontrata e mesfushorit skadonte verën e ardhshme dhe ndonëse ishte folur shumë për një largim të tij nga Bayerni, drejtuesit e klubit ia dolën t’i ndryshojnë mendje dhe t’i zgjasin kontratën deri në verën e 2026-ës.

Pak ditë më parë ishte Kimmich që rinovoi deri më 2025-ën dhe tani Goretzka deri më 2026-ën, teksa të dy bashkë pritet të kenë një rol shumë të rëndësishëm në të tashmen dhe të ardhmen e klubit bavarez.

Pas rinovimit me Goretzkën, Bayerni blindon thuajse të gjithë futbollistët e ekipit, me përjashtim të Correntin Tolisso dhe Nicklas Sule, të cilët kanë kontratë deri verën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA