Ashensori është mjet i përditshmërisë sonë. Nisur nga ngjarja e Astirit ku nga rrëzimi i ashensorit të një pallati u rrezikua jeta e 5 personave, ne vendosëm të bëjmë një kërkim për të gjetur se cilat janë institucionet përgjegjëse në raste të tilla. Na rezultuan se janë 2, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ISHMT-ja dhe Bashkia e Tiranës, në këtë rast.
Të kontaktuara nga ne, të dyja këto institucione ja pasojnë topin njëra-tjetrës.
ISHMT-ja thotë se kjo është përgjegjësi direkte e Bashkisë së Tiranës, ose më saktë e administratorit të pallatit, që regjistrohet pranë institucionit vendor si person juridik. ISHMT-ja i referohet ligjit të dhjetorit të 2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.
Bashkia e Tiranës ndërkohë duke ju referuar një VKM-je të 2018-tës, Nr. 192, datë 4.4.2018,“Për miratimin e rregullit teknik “Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë për ashensorë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, përgjigjet se përgjegjësia që nga instalimi deri tek mirëmbajtja e ashensorëve i përket është vetëm dhe vetëm e ISHMT-së.
“Asgjë s’është e sigurtë sot. Administratori duhet të ketë përgjegjësinë, ai që paguhet”.
“Asnjë s’mban përgjegjësi, sepse me këta administratorë nuk merret fare bashkia”.
“Në Itali ku unë jetoj, i paguajmë administratorit 400 euro në vit për mirëmbajtjen e ashensorit. Kështu duhet të bëhet edhe këtu”.
“Unë nuk e përdor ashensorin, se kam frikë. Ngeli një grua brenda para ca ditësh, mbeti 2-3 orë, e nxorën prej andej në gjendje të fikëti. Administratorin e kemi zgjedhur vetë, nuk them se është burrë i keq dhe nuk merret, por ka shumë arsye që çojnë pastaj në rrëzimin e ashensorit, si atje në Astir”.
Top Channel