Vidhen trupat e milionerëve në laboratorin rus, ku të ngrirët do të ringjalleshin në të ardhmen (fotot)

11/09/2021 15:50

Një konflikt i zakonshëm divorci në Rusi ka bërë që trupat e ngrirë në mënyrë kriogjenike të personave me shpresë për ringjalljen, të vidhen në një bastisje makabre ditën me diell.

Stafi i kompanisë së ngritur nga 59 vjeçarja Valeria Udalova, mori trupat e njerëzve, kryesisht amerikanë dhe britanikë të pasur që kanë paguar miliona me shpresën për rikthim në jetë kur ta lejojnë avancimet e teknologjisë.

Gruaja dhe grupi i saj bastisën kompaninë e ish-bashkëshortit Danila Medvedev, 41 vjeç, pranë Moskës, që është dhe një nga impjantet më të mëdha të ruajtjes kriogjenike në Rusi.

Ata zbrazën azotin e lëngshëm nga depozitat e mëdha më trupat e ngrirë dhe kishin marrë me vete personat, ose dhe vetëm trurin që ruhej aty.

Policia u vu në dijeni dhe zbuloi ngarkesën makabre të mbetjeve njerëzore, që ishin ruajtur falë teknologjisë së stilit “Frankeshtajn” për një shans rikthimi në jetë në të ardhmen.

Medvedev tha për mediat pas bastisjes së padëgjuar: “Policia nuk e ka kapur Valerian. Ajo është larguar dhe ka me vete trurin e dikujt që mori nga vendruajtja. Trutë e neuropacientëve ruheshin veçmas, në kuti të veçanta metalike mjekësore”, tha ai.

Policia është duke ekzaminuar të tjera pretendime për integritetin e trupave dhe truve të ruajtura në impjant, ku gjendeshin gjithashtu qen e mace që të zotët shpresonin një ditë të risillnin përsëri në jetë.

Udalova pretendon se është larguar me pa të drejtë nga kompania dhe se është pronare e ligjshme e “aseteve” të kompanisë.

Ajo tregonte më herët: “Marrim porosi nga vende të ndryshme, veçanërisht nga pronarë të qenve e maceve, kjo është dhe arsyeja pse Medvedev e donte për vete grupin KrioRus.”

Kostoja e ruajtjes kriogjenike e një trupi është rreth 30 000 dollarë, ndërsa vetëm e trurit, rreth 15 000 dollarë.

Rreth 82 pacientë ishin në magazinën e kompanisë.

Mes truve të ngrirë në impjant, ishte dhe ai i Dr Yuri Pichugin, i cili vdiq në 2018 pasi shpiku përzierjen e kimikateve për ruajten kriogjenike në temperatura deri në minus 196C.

Sipas teorisë, një tru i ngrirë në këtë mënyrë, mund të ‘zgjohet’ në dekadat apo shekujt e ardhshëm pasi implantohet në një tjetër trup njeriu.

Megjithse për disa tingëllon si skenari i frikshëm i një filmi të fantashkencës, për të tjerë kjo është një mundësi realiste drejt jetës së përjetshme.

FOTO GALERI
2/5
Gruaja dhe grupi i saj bastisën kompaninë e ish-bashkëshortit Danila Medvedev, 41 vjeç, pranë Moskës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA