Presidenti Ilir Meta ka hedhur firmën mbi një dekret duke mandatuar Edi Ramën si kryeministër dhe formuar e qeverinë e re.
Këtë dekret presidenti Ilir Meta pa asnjë vonesë e firmosi mbrëmjen e të premtes, menjëherë pas formimit të parlamentit të ri, por e publikoi paraditen e kësaj të shtune.
Edi Rama ka 10 ditë kohë në dispozicion për ti dërguar parlamentit për votim ministrat, e më pas u betuar përpara kreut të shtetit.
Këtë dekret thotë kreu i shtetit e bazon në rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe në propozimin e PS, si parti fituese mbërritur në presidencë 9 ditë më parë me firmën e ish sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla.
Ky dekret e dërgon Edi Ramën për të tretën herë në presidencë por kësaj here me një ndryshim shumë të madh krahasuar me dy herët e para.
Betimin bashkë me kabinetin e ri qeverisës do ti duhet ta bëjë përpara presidentit Ilir Meta, të shkarkuar nga parlamenti pas përplasjeve të forta para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak Edi Ramën.
“Për sa kohë që presidenti Ilir Meta sic e quani ju është në zyrë dhe në pritje për tu gjykuar nga gjykata më e lartë e vendit ai mbetet në detyrë nuk varet kjo nga dëshira jonë. Ne e kemi marrë vendimin tonë e kemi shkarkuar por kjo është një republikë kushtetuese dhe ka dy hallka një është Kuvendi dhe tjetra Gjykata Kushtetuese”.
Top Channel