Disa klube të premier Leagues vunë bllok ndaj përfaqësueseve të Amerikës Latine dhe jo vetëm, duke mos lejuar një pjesë të futbollistëve të tyre, që t’u përgjigjen thirrjeve për grumbullim për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.

Rasti shkaktoi debat të gjerë, me FIFA-n që reagoi ashpër dhe tha se do të kërkojë që futbollistët e penguar t’i përgjigjen grumbullimin me përfaqësueset përkatëse, të mos lejohen të luajnë në sfidat e kësaj jave të Premier Leagues.

Megjithatë pas negociatash, ka ardhur edhe frymëmarrja për Jurgen Klopp me shokë. FIFA ka vendosur të heqë dorë nga bllokimi i lojtarëve, pasi ka marrë premtimin nga klubet se futbollistët do të lejohen normalisht t’i përgjigjen ftesës për eliminatoret e muajit tetor.

Kështu emra si portierët Alisson e Ederson, mbrojtësit si Thiago Silva e Fabinho, por edhe sulmues si Gabriel Jesus etj., do të mund të zbresin në fushë normalisht këtë fundjavë, pasi FIFA ka hequr dorë nga kërkesa për bllokimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA