Anëtarja e grupimit kundër Bashës, Edith Harxhi në një lidhje live në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka thënë se vendimi i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar është nul.
Harxhi thekson se nuk e njeh Bashën si kryetar të PS-së sepse nuk ka njohur as zgjedhjet e pak muajve më parë.
Harxhi: PD tashmë duhet rithemeluar, se nuk dua të them që nuk ekziston, por është joekzistente në shumë formë, mënyra, përmbajtje. Kjo nuk është vetëm për vendimin e marrë unilateral, antistatutor, të marrë mbrëmë nga Basha, por që është e tillë për një kohë të gjatë, është kthyer në një parti amorfe as lëvizje jo, e cila ka marrë tiparet e udhëheqësit të saj, megjithëse unë nuk e njoh si drejtues, sepse nuk kam njohur as zgjedhjet e PD para disa muajsh. Nuk ishin zgjedhje.
Sot kemi në një situatë kurë shoh një ngritje të moralit të shumë demokratëve të cilët janë të panumërt që reagojnë në rrjetet sociale që janë kundër vendimit të Bashës dhe kjo ka bërë që të zgjohen strukturat dhe ata që ishin larguar para disa kohësh.
Kjo mund të bëjë të mundur ringritjen e PD mbi ato parime që i kam theksuar edhe gjatë fushatës time elektorale që janë vlerat e dhjetorit ’90. Gjithsesi PD duhet të depersonalizohet dhe të prevalojë mendimi i lirë.
Top Channel