Zjarri tragjik në spitalin e Tetovës/ Xhaçka: Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë

09/09/2021 09:17

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në Tetovë.

Ajo është shprehur se dhimbja e tyre është edhe dhimbja e shqiptarëve.

“Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë”, shkruan Xhaçka.

Top Channel