Trump thotë se i është ofruar ‘shumë e çmendur’ për koment në përballjen legjendare të boksit (fotot)

09/09/2021 17:12
Shifra e saktë nuk është bërë publike por rrejti TMZ sugjeron se kompensimi do të jetë në rangun e miliona dollarëve

Përballja legjendare e fundjavës mes boksierëve Evander Holyfield dhe Vitor Belfort duket se do të ketë në koment edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, për t’i shtuar duelit ngjyrime alternative.

Trump ka thënë dje se do të marrë një shumë “të paturpshme” parash për të qenë prezent në komentin e duelit të shumëpritur të të shtunës në Florida.

Kësaj jave u zbulua se Trump, së bashku me të birin Donald Jr, do ta ndjekin ndeshjen nga kabinat e komentatorëve, për të dëshmuar rikthimin në ring të 58-vjeçarit Evander Holyfield, kundër veteranit 44-vjecar të boksit Vitor Belfort.

Por komentet e ish-komandantit të forcave të armatosura të SHBA nuk do të vijnë me çmim të ulët, pasi sipas rrjetit TMZ, ai vetë ka pranuar se shuma e ofruar ishte “e paturpshme“.

Shifra e saktë nuk është bërë publike por rrejti TMZ sugjeron se kompensimi do të jetë në rangun e miliona dollarëve. Për më shumë, Trump do të shfaqet edhe në tapetin e kuq dhe do të përdorë avion të posaçëm për të ardhur.

Vetë Trump jeton në West Palm Beach, jo larg nga eventi në Hollywood, Florida, por përdorimi i avionit sugjeron se ai do të fluturojë nga New York pas ceremonisë përkujtimore të sulmeve të 11 Shtatorit.

Mbetet për t’u parë nëse pjesëmarrja e Trumps në transmetim do të shtojë emocionet. Ndërkohë Holyfield ka publikuar pamje nga stërvitja e tij për duelin, duke shtuar disi dyshimet se shpejtësia e tij është zvogëluar me moshën.

Trump ka qenë shpesh i lidhur me eventet sportive, sidomos duelet e zhvilluara në pronat e tij.

FOTO GALERI
2/5
Trump ka thënë dje se do të marrë një shumë "të paturpshme" parash për të qenë prezent në komentin e duelit

Top Channel