Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë se shumë jetë janë shuar si pasojë e zjarrit që ka kapluar qendrën COVID në Tetovë.

Zaev ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se lufta për jetën po vazhdon ende, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën COVID-19 të Tetovës. Një shpërthim ka shkaktuar një zjarr. Zjarri është shuar, por shumë jetë janë shuar. Lufta për jetën po vazhdon ende, dhe të gjitha shërbimet reaguan, sakrifikuan dhe shpëtuan njerëzit.

U shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të të ndjerëve dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Do të përcaktohen shkaqet e zjarrit, për të cilat autoritetet gjyqësore janë tashmë në fushë.

Kjo është një ngjarje me të vërtetë tragjike dhe mund t’ju siguroj se e gjithë maja e shtetit është e angazhuar për shkarkimin e shpejtë të kësaj situate. Aktualisht është në terren selia e krizës në Komunën e Tetovës”, ka shkruar Zaev.

Top Channel