Një shpërthim rreth orës 21:02 minuta ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me COVID-19.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe asistojnë në ndihmën e parë ndaj pacientëve të mbijetuar. Rrethanat mbeten ende të paqarta për arsyet e shpërthimit dhe djegien e spitalit.

Nga informacionet paraprake raportohet se ka dhjetëra viktima dhe të plagosur, ndërsa spitali është shkrumbuar i tëri nën hi siç duket nga pamjet.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi e cila me lot në sy përpara mediave u shpreh se dhimbja është shumë e madhe për ngjarjen e sotme, pavarësisht shkakut të saj, ndërsa zjarri sipas saj përpiu gjithçka shumë shpejt.

Edhe ministri i Shëndetësisë Vneko Filipçe, bëri një shkrim në Twitter duke njoftuar se është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa apeloi për qetësi tek qytetarët deri sa të dalë një informacion zyrtar.

Top Channel