Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padeshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.
Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit që bazuar në informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.
Të dhënat e prokurorisë që mbetën në pritje të përgjigjeve mbi komunikimet që 23 vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje të tjera , megjithatë të gjithë këtë çështje do ta sqarojë përfundimisht rezultati i mjekësisë ligjore. Vdekja e të resë u raportua nga policia si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës, teksa ndërkohë hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja.
Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë.
Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati a4 thane burimet e Top Channel ndërsa vajza rrëfehet me këtë person numri i të cilit është blerë në tregun e zi duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.
Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi , ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd.
Top Channel