Të shtëna me armë në Pejë/ Vriten dy persona, mes viktimave dyshohet kandidati për kryetar i PDK-së

08/09/2021 21:32

Në ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pejë të Kosovës. Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre pas dërgimit në spital kanë humbur jetën.

“Rreth orës 20:20 Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka marrë informatë se një afërsi të shkollës ekonomike në Pejë është shtënë me armë zjarri. Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës, ku dy nga ta kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Driton Rugova nga Policia e Pejës.

Paraprakisht dyshohet se njëri nga viktimat dyshohet të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Astrit Ademaj.

Ndërkohë Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës ka treguar dy nga tre personat e shtrirë në spital kanë ardhur pa shenja jete. “Krejt çka mund të konfirmoj në këto momente është që dy persona kanë ardhur pa shenja jete”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi  ka treguar se rasti është duke u hetuar nga prokuroria.

“Dy persona kanë ndërruar jetë di pasojë e një incidenti me armë zjarri dhe një person tjetër është plagosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroria e departamentit te krimeve të rënda së bashku me njësitet policore me ç’rast janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Nikçi për Top Channel.

Top Channel