25/11 22:20
Qeveria japoneze ka vendosur të zgjasë periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të vazhdimit të trendit të rritjes së rasteve të Covid-19.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila ka cituar burime qeveritare, kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është planifikuar të përfundojë më 12 shtator, do të zgjatet për tri javë.
Kryeministri Suga Yoshihide gjatë javës do të takohet me ministrin e Shëndetësisë Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit qeveritar përgjegjës për masat anti-Covid-19, Nishimura Yasutoshi.
Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme zbatohet në 21 shtete në gjithë vendin, përfshirë zonat metropolitane të Tokios dhe Osakës.
Top Channel