22/12 21:06
Partizani bën një tjetër goditje në merkato, duke kompletuar edhe repartin ku dukej më e mangët në numra.
“Të kuqtë” kanë firmosur me sulmuesin 24-vjeçar kroat, Andrija Filipovic, i cili vjen pas një eksperience te kampionët sllovenë të Mura-s, ku në 32 ndeshje ka shënuar edhe 4 gola.
Filipovic është rritur te të rinjtë e Rijekës, ndërsa debutimin si profesionist e bëri te Gorica në kampionatin kroat, para se të transferohej në Holandë te NAC Breda, ku shënoi vetëm një gol në 15 ndeshje.
Me “të kuqtë” Filipovic ka firmosur një kontratë dy vjeçare dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Daja për t’u përgatitur për sfidën e parë të kampionatit, atë ndaj Teutës mbrëmjen e të premtes.
Top Channel