Autoritetet në Kosovë janë duke shqyrtuar mundësinë e dhënies së dozës të tretë të vaksinës anti-covid.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për këtë janë duke kontaktuar edhe me kompanitë prodhuese për sigurimin e një milionë vaksinave të tjera, që do të mund të administrohen vitin e ardhshëm.
Megjithëse situata vazhdon të jetë e brishtë, Vitija tha se ka një rënie të rasteve të reja pozitive në javën e fundit në rreth 10 përqind nga 20 sa ishte javë më parë.
Por, pas 13 shtatorit ai thotë se sërish nuk do të ketë lehtësim të masave.
Pavarësisht se vendin e ndajnë pak ditë deri në fillimin e fushatës zgjedhore 30 ditore për zgjedhjet lokale, Vitia tha se nuk kanë marrë propozim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për shkurtimin e saj apo shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Ai tha se pavarësisht fushatës, masat në fuqi nuk lejojnë grumbullimin e shumë personave, dhe të njëjtat do të mbikëqyren nga autoritetet gjatës fushatës.
Top Channel