22/12 20:40
Konkurrentja më e re e ‘Për’Puthen’ quhet Ada. Ajo është 28 vjeç dhe vjen nga Skrapari.
Ajo ka përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres. Gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme. Ajo e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.
Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për aparencën e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes më të re.
Top Channel