22/12 20:40
Pak ditë para koncertit që do të mbajë në Tiranë, këngëtari Ermal Meta dha një intervistë nga Italia për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Ai tregoi se është gjithnjë i emocionuar para koncerteve, por kësaj herë emocionet janë dyfishuar meqë do të performojë në vendin e lindjes.
I pyetur nga Bieta nëse ndonjë person i veçantë do të jetë mes publikut, Ermali u përpoq t’i shmangej pyetjes me lezet.
“Për mua janë të gjithë persona zemre. Por mbase edhe fejohem, atë donit të dinit ju”, shtoi ai me humor pas insistimit edhe të zonjave të publikut.
Ai po ashtu tregoi se sapo kishte hyrë në shtëpinë e re dhe madje e kishte marrë shumë seriozisht bërjen e punëve të shtëpisë.
Top Channel