Festë kuqezi në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria kalon në avantazh

08/09/2021 21:50

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares shqiptar dhe San Marinos, me rezultatin 1 me 0.

Ishte futbollisti Rei Manaj ai që i ka dhuruar golin Shqipërisë në minutën e 32, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje me entuziazmin e fitores ndaj Hungarisë, një fitore me peshë që i jep mundësinë të jetë plotësisht në garë për vendin e dytë në Grupin I.

Kjo e sotmja është sfida e 4 mes kombëtares shqiptare dhe San Marinos. Në 3 sfidat e para, 2 nga të cilat kanë qenë miqësore, ka fituar gjithnjë kombëtarja jonë me 8 gola të shënuar në total dhe asnjë të pësuar.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel