BERZH jep 70 milionë euro kredi për OSHEE/ 78% e saj do mbulojë borxhet e pandemisë

08/09/2021 18:11

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë OSHEE 70 milionë euro hua. Sipas marrëveshjes paratë do jepen në dy këste ku OSHEE do të përdorë 55 milionë euro për të mbuluar krizat e likuiditetit që shkaktoi pandemia Covid-19 dhe një këst tjetër prej 15 milionë eurosh që OSHEE do të përdorë për të financuar ndërtimin e një nënstacioni 110/20kv në zonën qendrore e Tiranës.

Përveç kësaj, kjo paketë e BERZH do të ofrojë edhe asistencë teknike për OSHEE, ku do bëhet një vlerësim i përgjithshëm për digjitalizimin e matësve të energjisë, si dhe programe trajnimi për stafin që të pajiset me njohuritë e duhura teknike.

Deri më tani ky institucion ka marrë tre kredi nga institucione të ndryshme ndërkombëtare. E para është kredia prej 150 milionë dollarë e Bankës Botërore, e cila u shfrytëzua deri në 78% të vlerës së saj, ndërsa paratë e tjera u dogjën.

E dyta është kredia e BERZH, e firmosur nga ministrja e Financave Anila Denaj, drejtori i OSHEE, Ardian Cela dhe zv.Presidenti, Jürgen Rigterink.

Gjithashtu një kredi e re prej 100 milionë eurosh është rënë dakord me KFË, Bankë shtetërore gjermane për zhvillime dhe investim. Kjo kredi është votuar në parlament, por kërkohen disa reforma të thella nga institucioni që ajo të disburoshet.

Kompania energjetike OSHEE siç ka raportuar edhe Top Channel gushtin e këtij viti ka blerë energji me çmime rekord deri në 160 euro MË/h, gjë e cila ka përkeqësuar financat e institucionit, kjo edhe për shkak të situatës metereologjike dhe ccmimeve në bursa.

Top Channel