Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Talebanët gjuajtën në ajër sot për të shpërndarë protestuesit para ambasadës pakistaneze në Kabul.
Talebanët njoftuan të hënën se kanë marrë kontrollin e provincës, e fundit që nuk ishte nën kontrollin e tyre, pasi morën pushtetin në Afganistan muajin e kaluar.
Qeveria e mëparshme afgane akuzoi Pakistanin për ndihmën e talebanëve, gjë që Islamabadi e mohoi.
Talebanët ndaluan sot protestën pranë pallatit presidencial. Ata qëlluan në ajër dhe arrestuan disa gazetarë që ndiqnin demonstratat.
Një reporter i tha Associated Press se talebanët rrëmbyen dhe thyen mikrofonin e tij dhe e rrahën. Më vonë ata e vunë në pranga dhe e mbajtën për disa orë.
“Kjo është hera e tretë që talebanët më rrahin ndërsa raportojnë për një protestë. Unë nuk do t’i ndjek më ata. Është shumë e vështirë për mua”, tha ai.
Ndërkohë, në qytetin verior të Mazar-e-Sharif, katër aeroplanë për të evakuuar rreth 2.000 afganë ishin ende në aeroport.
Mawlawi Abdullah Mansour, zyrtari taleban përgjegjës për aeroportin e qytetit, tha se çdo pasagjer, afgan ose i huaj, me një pasaportë dhe një vizë të vlefshme do të lejohej të largohej.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot në Katar se talebanët premtuan se do t’i lënë të gjithë me dokumentet e duhura të udhëtimit të largohen lirshëm nga Afganistani.
Top Channel