Ishte një meteor i madh e i shndritshëm ai që mahniti njerëzit në të dy anët e La Manshit, por mbi të gjitha, personin që e regjistroi në kamera.
Ishte aq pranë, sa shkaktoi pak frikë megjithatë, ndjenja e të shijuarit të spektaklit kozmik, ishte më e fortë.
Trupi qiellor u filmua teksa hynte në atmosferën e tokës mbi zonën e Jersey-t, e konsideruar një nga pikat më të mira dhe më të qarta për të mbikëqyrur fenomene të tilla. Ekspertët thanë se ndoshta bëhej fjalë për një copë asteroid apo komete e cila hyri në atmosferë “me një shpejtësi shumë të madhe dhe një kënd mjaft të ngushtë”.
Ajo shpërtheu në momentin që trysnia e atmosferës u bë shumë e madhe për t`u përballuar. Edhe pse rënia e meteorëve me të vegjël është diçka që shihet shpesh, një trup qiellor si ky, kaq i shndritshëm e në këto përmasa është mjaft më i rrallë, dhe padyshim tërheq më shumë vëmendje e admirues.
Top Channel