Shefi i AstraZenecas: Të mos ngutemi për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-it

07/09/2021 22:51

Shefi Ekzekutiv i kompanisë farmaceutike AstraZeneca, Pascal Soriot tha se doza shtesë të vaksinës kundër COVID-it mund të mos jenë të nevojshme për të gjithë në Britani dhe nxitimi për një shpërndarje mbarëkombëtare të dozave të treta rrezikon të vërë nën presion shtesë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS), shkruante ai të martën në gazetën Telegraf.

“Ne kemi nevojë për rezultatin e provave klinike të mbledhura nga gjendja reale para se të marrim një vendim për dozën e tretë,” shkruante zoti Soriot në gazetë.

Ai më tej thoshte se “mobilizimi i sistemit të shëndetësisë për një dozë përforcuese të panevojshme do të shtonte potencialisht barrën mbi Shërbimin Kombëtar Shëndetësor gjatë muajve të dimrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA