NATO e shqetësuar: Kina po rrit aftësinë bërthamore!

07/09/2021 21:02

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Kinës të bashkohet me përpjekjet ndërkombëtare për të kufizuar përhapjen e armëve bërthamore.

Ekzistojnë shqetësime në rritje që superfuqia aziatike po zhvillon me shpejtësi raketa bërthamore.Shefi i NATO-s tha se më shumë vende duhet të përfshihen në bisedimet e ardhshme të kufizimit të raketave, jo vetëm Rusia.

“Kina ka përgjegjësi në çështjen e kontrollit të armëve pasi është fuqi globale. Ajo po rrit ndjeshëm aftësinë e saj bërthamore, dhe kjo po bëhet në mungesë të plotë të transparences”.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në 2019-tën nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme që daton nga viti 1987, duke fajësuar Rusinë për shkeljen e paktit dypalësh. SHBA-ja ka instistuar vazhdimisht që edhe Kina të përfshihet në bisedime për kontrollin e armëve.

Por, Pekini pak gadishmëri ka treguar për një që të tillë. Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të zgjatur për pesë vjet të tjera traktatin New START që kufizon armët e tyre strategjike bërthamore. Megjithate sipas tij, në angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore duhet të shtohen edhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA