“Më grabitën në rrugët e Shqipërisë”/ 21-vjeçari nga Kosova: Në Milot më rrëmbyen makinën me armë

07/09/2021 15:25

Meriton Ahmetaj ishte duke u kthyer nga pushimet në Budva me shokun e tij, kur gjatë rrugës tranzit në Shqipëri, atij ia grabitën veturën dhe gjërat e tjera disa persona nën kërcënimin e armëve.

21-vjeçari tregon se gjatë përshkrimit të rrugës në Milot, vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin duke i kërkuar të hap krahun.

Meritoni duke gjykuar se mund të jenë policë civil kishte ndaluar, pasi thotë se në atë moment kishte tejkaluar shpejtësinë nga 60 në 80 km në orë.

Meritoni tregon se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani thotë se qeveria shqiptare duhet ta rris sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë.

Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri është angazhuar edhe policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe Presidentit Ilir Meta nga i cili ka marrë mbështetjen për zbardhjen e rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA