Kuba ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjec e lart, duke u bërë kështu sic thotë, shteti i parë në botë që ndërmerr këtë hap kundër koronavirusit.
Autoritetet kubane nisën imunizimin e fëmijëve të moshës 2-11 vjec duke përdorur vaksinat e prodhuara nga mjekët vendas, të cilat nuk janë njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vendimi u mor pasi Kuba përfundoi testet klinike të dy vaksinave të saj në fëmijë të vegjël. Vaksinat e Kubës nuk janë analizuar nga shkencëtarë ndërkombëtarë. Edhe shtete tjera në botë janë duke vaksinuar fëmijë nga mosha 12-vjeçare, dhe disa janë duke kryer testime në fëmijë të moshave më të reja.
Shtetet si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë bërë të ditura planet për të vaksinuar fëmijë më të vegjël se 12 vjeç, por Kuba është e para që e hedh një hap të tillë. Ishulli komunist me 11.2 milionë banorë synon të imunizojë të gjithë fëmijët para rihapjes së shkollave.
Top Channel