Rreth 75% e italianëve mbështetën përdorimin e pasaportës shëndetësore dhe shtrirjen e saj më të gjerë për të luftuar kundër epidemisë së COVID-19, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja “La Stampa”.
Deri tani, kjo pasaportë shëndetësore, quajtur “green pass” në Itali, ishte e detyrueshme vetëm për personelin shëndetësor. Duke nisur nga 1 shtatori, përdorimi i saj i detyrueshëm, është shtrirë për personelin arsimor si dhe për pasagjerët e trenave me distancë të largët, anije, avionë dhe autobusë.
Përsa i përket vendosjes së kësaj karte shëndetësore për personelin mësimor, 76,1% e italianëve të pyetur thonë se janë pro nga 21,4% kundër dhe 75,4% janë pro përdorimit të saj në mjetet e transportit të përmendura më lart nga 21,9% që janë kundër. Sondazhi u krye më 2 shtator me rreth 1 000 persona nga instituti Euromedia Research.
Kreu i qeverisë, Mario Draghi njoftoi javën e kaluar qëllimin e tij për të zgjeruar përdorimin pasaportës shëndetësore në sektorë të tjerë. Sektorët e përfshirë mund të jenë e gjithë administrata publike, të gjithë punonjësit e sektorëve të transportit si dhe sektorët e tjerë në të cilët u kërkohet përdoruesve të kenë pasaportën shëndetësore.
Top Channel