Greqia ka vazhduar të shkelë hapësirën tonë ajrore, territorial dhe statusin e ishujve të çmilitarizuar në Egje, njoftoi ministria turke e mbrojtjes, e cila kishte përgatitur një dokumentet të detajuar ku renditeshin të gjitha shkeljet në fjalë.
Sipas kësaj ministrie, deri tani këtë vit, Greqia e ka shkelur 206 herë hapësirën ajrore të Turqisë, 27 herë ujrat territorial, ka pasur 95 provokime ajrore dhe 790 shkelje nga anijet në ishujt e cmilitarizuar. Ankaraja po kështu dënon me forcë përpjekjet greke për të pretenduar territory ujor maksimal në Mesdheun Lindor dhe për t`i kufizuar ujrat turke në një zonë të vogël në jug, kjo edhe pse Turqia, sic thonë zyrtarët atje, ka më shumë vijë bregdetare në Mesdhe se cdo vend tjetër i rajonit.
Athina, për turqit, vazhdon me qëndrimin e saj jo legjitim dhe të pa kompromis i cili padyshim që con drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi pak kohë më parë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili e nxiti Athinën të heqë dorë nga politikat maksimaliste e veprimet provokuese, në një kohë kur ka nevojë për një diskurs paqeje e stabiliteti.
Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu së fundi i bëri thirrje Greqisë t`i japë fund provokimeve në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i ri i tensioneve, duke lënë të kuptohet se turqve, po u soset durimi.
Top Channel