Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Zhytësit amerikanë zbuluan një vrimë 30 centimetra të gjerë në një tubacion në fund të oqeanit në vendin ku derdhet nafta në Gjirin e Meksikës, pas uraganit Ida.
Kompania e Houston “Talos Energy”, e cila po punon për pastrimin e dëmeve, deklaroi se tubacioni i naftës nuk u përket atyre.
Kompania tha se po punonte me Gardën Rajonale të SHBA dhe agjencitë e tjera federale për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit dhe për të gjetur pronarin e tubacionit të plasaritur.
Fotografitë e para të agjencisë së lajmeve AP, të marra nga ajri, u shfaqën të mërkurën e kaluar, duke treguar një njollë nafte të gjerë 3.2 kilometra, në jug të Port Furchon, në shtetin amerikan të Luizianës.
“Talos” deklaroi se sasia e vajit të derdhur ka rënë ndjeshëm në 24 orët e fundit dhe se nuk janë parë njolla të reja të errëta në det në ditët e mëparshme.
Top Channel