Kishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Pekin, kur mbërriti lajmi se ambasadori gjerman atje, Jan Hecker, ka ndërruar jetë.
Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Merkel. Shkaqet e vdekjes 54-vjeçarit ende nuk dihen. Pasi mbërriti në Pekin në gusht, Hecker dhe familja e tij fillimisht kaluan nëpër karantinë që është e zakonshme në Kinë, për shkak të koronavirusit.
“Ne jemi të trishtuar dhe shqetësuar thellë me lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë, Prof. Dr. Jan Hecker,” thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. “Në këtë moment, mendimet tona janë me familjen e tij dhe njerëzit që ishin pranë tij”, vazhdon mesazhi, Diplomati i lindur në Kiel, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Kancelarja Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj të thellë.
“Unë jam e mërzitur për humbjen e një këshilltari shumë të vlerësuar afatgjatë, një njeriu me një shkallë shumë të lartë të humanizmit, një eksperti të jashtëzakonshëm”, tha ajo në një deklaratë të shpërndarë në Berlin. Para se të merrte postin e rëndësishëm në Pekin, Hecker ka qenë drejtues i sektorit të politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimit në zyrën e kancelares, prej vitit 2017 dhe konsiderohej njeri shumë i besuar i saj.
Top Channel