“Rambo i Amerikës”, ish marinsi vret 4 vetë përfshirë një foshnje në krahët e së ëmës!

06/09/2021 20:30

I armatosur deri në dhëmbë, 33 vjecari që qëlloi për vdekje tre persona dhe një foshnje në krahët e nënës së saj në Florida, u identifikua si një ish marins, i cili besonte se fliste me Zotin.

Bryan Riley i dukej vetja si Rambo. Ish marinsi u arrestua pas një shkëmbimi masiv zjarri me policinë, ku mbeti i plagosur e më pas u dorëzua.

“Më ka dërguar Zoti të shpëtoj vajzën tuaj nga një përpjekje për të vrarë veten”, u ka thënë ai pjesëtarëve të tmerruar të familjes të cilët janë lutur për jetën e tyre. Por ish marinsi, që kishte marrë edhe drogë, i vrau gjithsesi.

Mediat vendase thonë se Riley kishte shërbyer në Irak dhe në Afganistan në vitet 2010. Duket se viktimat e tij ai i ka shënjestruar fare rastësisht dhe nuk kishte asnjë njohje me ta.

Mendohet se 33 vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në banesë ka qenë dhe një vajzë 11 vjecare e cila është qëlluar shtatë herë me plumba, dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA