Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes DVKM Gjirokastër, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparat celular.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasit S. G. dhe E. B., u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip “Suzuki” dhe “Mitsubishi”(me karroceri), 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel